Vrasja e Klodian Rashës/ Jepen masat e sigurisë për tre të arrestuar në protestë

Shqipëria

Vrasja e Klodian Rashës/ Jepen masat e sigurisë për tre të arrestuar në protestë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 15:09
Protesta

Gjykata ka dhënë masat e sigurisë për tre protestuese të shoqëruar nga policia. Mësohet se për personin nën hetim A.K, Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke e lënë personin në fjalë në “Arrest me burg”.

Ndërkohë për K.R Prokuroria ka kërkuar arrest në burg, por gjykata ka vendosur “Detyrim paraqitje tej policia gjyqësore.

Për A.M, gjykata ka vendosur “Arrest shtëpie”. Edhe për këtë të shoqëruar Prokuroria kishte kërkuar “Arrest me burg”.

Prej disa ditësh, qindra persona kanë dalë në rrugët e Tiranës, për të protestuar lidhur me vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie. Protestuesit kanë kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat