Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për buxhetin e vitit të ardhshëm, 2021.
Kujtojmë se kreu i shteti riktheu për diskutim në Parlament buxhetin 2021 me argumentet se në buxhet nuk parashikohet mbështetje e mjaftueshme financiare për qytetarët dhe sistemin shëndetësor.
Ndërkohë që projeksionet ndërkombëtare paralajmërojnë përkeqësim të situatës COVID-19.
Por sipas relatorit të buxhetit financat shqiptare janë në krizë për shkak të pandemisë dhe parashikimet për shpenzime janë më realistet. Buxheti 2021 do të kalojë për votim në Parlament në seancën e të enjtes.