Kryeministri Edi Rama akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Meta si organizatorë të protestave në Tiranë.
Por me këtë qëndrim të tij nuk bie dakord aktori Neritan Liçaj, i cili edhe sonte protestoi në mënyrë paqësore në shesh.
“Jemi në sheshin e Teatrit. Vazhdojmë rezistencën tonë, të drejtën për mbrojtjen e Teatrit, protesta vazhdon me betejën ligjore dhe lobime ndërkombëtare që teatri të bëhet ku ishte dhe si ishte por Turi i Surrelit do të shohë nga frengjitë e burgut. Turi është aq keq sa deklaron që gjithë këtë e ka organizuar Ilir Meta me Sali Berishën. Kush e ha këtë sufllaqe? Ta kishin organizuar ata të dy protestën e dinte Turi ku ikte. Me gjithë driutëhijet e tyre janë politikanë të rëndë. Kjo sufllaqe nuk hahet”.
Ndërsa Liçaj fliste pas shpinës kishte dy efektivë.
Sipas tij policia është e nëpërkëmbur dhe keqpërdorur nga pushteti.
“I trajtojnë si kafshë, policinë e shtetit kundër shqiptarëve”.