Që prej 9 dhjetorit në Tiranë po mbahen protesta të qytetarëve.
Shpesh protestat kanë përfunduar në akte dhune e me shoqërime të qytetarëve në protestë, por avokatja e popullit Erinda Ballanca kërkon që të theksohet se jo të gjithë ata që tubojnë janë protestues të dhunshëm, përkundrazi.
Duke monitoruar gjithçka ka ndodhur gjatë këtyre ditëve avokatja e popullit publikon në Tempora dhe gjetjet e këtij institucioni.
Janë ndaluar, shoqëruar protestues që thyerjen rregullat e përcaktuar për kushtet e pandemisë, por a po ndodh e njëjta gjë në komisariate ku me dhjetëra të rinj janë shoqëruar?
Avokatja e popullit na rrëfen se shumë procedura nuk janë zbatuar nga Policia e shtetit, e këtu veçon dy moment.
Por ajo që ka hasur Avokatja e Popullit është hezitimi i të ndaluarve për të denoncuar aktet e dhunës.