Efektivi i policisë, Fadil Allaraj, i cili u dëmtua në sy, në një nga protestat e fundit në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës, është dërguar për kurim në Turqi.
Lajmin e ka bërë me dije kreu i qeverisë Edi Rama. Ai thotë se Allaraj do të kryejë një ndërhyrje të specializuar në Turqi me shpresën se mund t’i kthehet një pjesë e shikimit
“Të shkuara! Efektivi i plagosur i Policisë së Shtetit, Fadil Allaraj, fluturoi për në Turqi, ku do të kryejë një ndërhyrje të specializuar në sy, me shpresën që pas shpëtimit të masës së shqyer të syrit në ndërhyrjen e parë, të mund t’i kthehet edhe një pjesë e shikimit”, shkruan Rama.
Përveç Ramës, në aeroport për të përcjellë efektivin ka qenë dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.