“Të rinjtë në protestë kanë nevojë për psikolog”, Xhemollari: Nuk janë të çmendur

Shqipëria

“Të rinjtë në protestë kanë nevojë për psikolog”, Xhemollari: Nuk janë të çmendur

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 09:12
Rigels Xhemollari

Protestat e thirrura për drejtësinë e Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u vra nga efektivi i policisë janë shoqëruar me dhunë nga të dyja anët.

Pjesëmarrjen më të lartë në këto protesta e kanë pasur adoleshentët, ku një pjesë e të cilëve kanë përfunduar edhe në komisariat.

Të shumta ishin ato Institutucione të cilët dënuan sjelljen e efektivëve të policisë ndaj të miturve  dhe e konsideruan atë si të papranueshme.

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora me moderatorët, Arjon Muça dhe Arjola Shehu ishte përfaqësuesi i Qëndresës Qytetare, Rigels Xhemollari  ku dënoi ashpër sjelljen e efektivëve të policisë ndaj protestuesve.

Xhemollari gjatë fjalës së tij nuk la pa komentuar dhe deklaratën e bërë nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë,  Evis Kushi  ku të rinjtë protestues i cilësoi si në nevojë për tu trajtuar nga një psikolog.

Ai tha se nuk ishte dakort me këtë deklaratë dhe se të rinjtë nuk janë të çmendur dhe nuk kanë probleme psikike.

“Nuk jam dakort me deklaratat e disa  ministreve të cilat shëtitën në studio televizive, përshembull rasti i Ministres së Arsimit e cila tha që ‘Këta të rinj do ti trajtojmë me psikolog’, këta nuk janë të çmendur, nuk kanë probleme psikike. Këta të rinj janë ata që nuk kanë patur mbështetje, nuk kanë patur qendra rinore, bibloteka dhe duhet ti kuptojmë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat