Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një polic i shtetit, vazhdon të jetë e veshur me mister për shkaqet dhe rrethanat, ndërsa dalin të dhëna tronditëse për të ndjerin.
Qazim Rasha, i ati i të riut, në intervistën për “News24” shprehu habi për faktin që fëmija i tij ishte dëmtuar rëndë.
Ai tha se e kishte parë me imtësi trupin e të ndjerit dhe kishte konstatuar me habi se Klodiani ishte me kokë të dëmtuar ku në morg i ishin bërë disa qepje, po ashtu fytyra ishte dëmtuar shumë.
"Djali ka 10 a 12 qepje në pjesën e kafkës. Si mund të ndodhë kjo? Plumbi nuk e çan kafkën. Është i bastarduar edhe nga fytyra. Edhe në shpatull… nuk ishte vrasje për tejkalim… por ishte vrasje me dashje, vrasje me dashje, vrasje me dashje", theksoi Rasha.
Rasha tha se: "vrasja e djalit tim nuk ishte një vrasje e çfarëdoshme, ishte një vrasje makabër".