“Do të ndryshojë faqen e …”/ Rama për Maternitetin e ri në Berat: Nga simbol i harresës në shembëlltyrë të standardeve europiane

Shqipëria

“Do të ndryshojë faqen e …”/ Rama për Maternitetin e ri në Berat: Nga simbol i harresës në shembëlltyrë të standardeve europiane

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 10:26
Materniteti i ri në Berat

Pas Lezhës, edhe Berati do të ketë një maternitet të ri, sipas standarteve Europiane.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar video nga punimet, ku shkruan se ky maternitet nga “një simbol i harresës” është shndërruar në një në shembëlltyrë të standardeve europiane.

Ky maternitet ka 50 shtretër, 2 salla operacioni dhe sipas mjekëve, janë të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e qarkut.

“Aty ku po merr jetë një tjetër investim i qeverisë shqiptare në rrugën pa kthim të transformimit të sistemit shëndetësor, Materniteti i Ri i Qarkut, që do t’i ndryshojë njëherë e mirë faqen, shërbimit të nënave të reja, duke e kthyer nga simbol të harresës së dekadave të tëra, në shembëlltyrë të standardeve europiane, ku bashkë me ardhjen e fëmijës në jetë vjen në maternitet edhe Çeku i Bebes për çdo lindje, nga 40 mijë lek të reja për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin e deri 120 mijë për të tretin e më tej”, shkruan Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat