Prokuroria e Tiranës konkretizon akuzën penale për efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj.
Sipas Prokurorisë, akuza që rëndon ndaj Hajdarajt është “Vrasje me dashje” në dëm të viktimës Klodian Rasha.
“Kemi siguruar provën kryesore, pamjet filmike ku qartësohet momenti i goditjes me armë nga punonjësi i policisë.
Filmimi i sekuestruar jep një tablo të qartë të vrasjes. Filmimi tregon se polici ka qëlluar nga një pozicion i shtrirë, drejt Klodian Rashës. Këndi i goditjes se Klodian Rashes, në gjatësinë e trupit të viktimës”, thekson Prokuroria.