Edi Rama i është rikthyer sot vizitave në familjet e dëmtuara nga tërmeti, të cilëve ju është ndërtuar banesa nga e para apo rikonstruktuar.
I shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ministri Ahmetaj, Rama ishte në Farkë në disa familje ku sërish nuk i shmangu batutat, të cilat u transmetuan në ERTV, në faqen zyrtare të Facebook.
Tek një familje, ku vetë Rama i dorëzoi tapinë e shtëpisë, një qen lehte shumë dhe nuk ndalte, e kryeministri i tha të Zotit, që falenderonte qeverinë: e paskeni një analist në shtëpi.
Tek një tjetër banor, i cili tha se dikur të kam sharë shumë ngaqë luaje me Dinamon, Rama i kthehet: kur të vish në shpi do të kujtohem unë dhe do e ndalosh të sharën.
Ndërkaq, tek një shtëpi tjetër, djali i të zotit quhej Ronaldo, çka e përqendroi të gjithë debatin në këtë aspekt.
Rama, i cili e pyeti se emrin e ke nga Ronaldo i vjetër apo ky i sotmi, i tha të hapte shtëpinë, e më pas i dorëzoi letrat e shtëpisë gruas së shtëpisë.