Prej datës 20 Dhjetor qytetarët që duan të kryejnë teste të shpejta mund të bëjnë nëpërmjet rezervimit tek mjeku familjes.
“Testimi i shpejtë ka filluar në njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, por nga data 20 dhjetor në do ta shtrijmë këtë testim edhe në qendra shëndetësore të mirëpërcaktuara, që do të mbulojnë një zonë të përcaktuar në komunitet, për të patur më shumë akses në testimin e shpejtë, për të bërë të mundur një kapje të shpejtë të rasteve sipas indikacioneve të mjekëve të familjes, të cilët nëpërmjet sistemit elektronik do të përcaktojnë orën e saktë të bërjes së testi të shpejtë në qendra shëndetësore. Do fillojmë me Tiranën, ku do të ketë 6 pika të caktuara për testimin e shpejtë në qendra shëndetësore, do të zgjerohemi në 10 pika në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se për 2021 do të vijojë rimbursimi 100% për trajtimin ambulator në banesë dhe me fondet e dedikuara të buxhetit të shtetit janë 12 milion dollarë të dedikuara vetëm për paketën e rimbursimit.
“Janë 1600 mjekë familje që janë duke ndjekur rastet COVID, duke I mbështetur me barna dhe terapi mjekimi, sipas paketës së rimbursimit të barnave falas që qeveria shqiptare ka miratuar. 12 milion dollarë për vitin 2021 janë parashikuar nga qeveria shqiptare si paketë mbështetjejes për të gjithë skemën e barnave të trajtimit ambulator”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ishin në qendrën e re shëndetësore në Pajovë, të Peqinit, e cila sapo përfundoi rehabilitimin e plotë, në kuadër të programit kombëtar të riundërtimit të 300 qendrave shëndetësore.