Firmoste vendime për të dënuar jashtë vendit, SPAK shqyrton dosjen e shefes së Shërbimit të Provës në Laç

Shqipëria

Firmoste vendime për të dënuar jashtë vendit, SPAK shqyrton dosjen e shefes së Shërbimit të Provës në Laç

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:30
Lindita Lelçaj

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë “në dorë” për shqyrtim dosjen për shefen e Shërbimit të Proves në Laç, Lindita Lelçaj.

Mësohet se Lelçaj akuzohet për veprën penale “korrupsion i zyrtarëve publikë” pasi ka shfrytëzuar detyrën për të marrë para dhe për të lëshuar raporte prove fiktive.

Ajo është arrestuar dje në flagrancë në një operacion ku kanë marrë pjesë persona të infiltruar.

Sakaq, ministrja Etilda Gjonaj menjëherë dje ka firmosur urdhrin për pezullimin e Lindita Lelçajt nga detyra. Kjo e fundit firmoste vendime për kryerjen e shërbimit të provës nga persona të dënuar që nuk janë fare në Shqipëri.

“Në vijim të informacioneve mbi ndalimin me urdhër të Prokurorisë Kurbin të shtetases Lindita Lelçaj me detyrë Drejtore e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Kurbin, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka firmosur urdhrin për pezullim të menjëhershëm nga puna”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat