Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka caktuar Bledi Çuçin si ministrin e ri të Brendshëm, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ministri Çuçi do të zëvendësojë në këtë detyrë Sandër Lleshajn, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë, pas protestave që pasuan vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Ndryshimi tjetër në kabinet do të jetë ai i Milva Ekonomit, e cila do të jetë ministrja e re e Bujqësisë, post që drejtohej nga Çuçi më parë.
“Sot, do të dërgoj për dekretim nga presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre Bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama./A2