Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 27 nga 28 të arrestuarit në Vlorë nga operacioni anti-drogë i dy ditëve më parë.
I vetmi që ka shpëtuar nga burgu është Ismet Hyseni, i cili sot nuk u paraqit në gjykatë për shkak se kishte simptoma të Covid-19 dhe për këtë arsye gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Dy ditë më parë policia zhvilloi një aksion të gjerë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në fshatrat e lumit të Vlorës dhe përgjatë bregdetit. Nga ky operacion u arrestuar 27 persona, 10 të tjerë janë lënë në masën “Arrest shtëpie” dhe 4 i kanë shpëtuar prangave.
Policia gjithashtu sekuestroi edhe 120.9 kg kanabis sativa të gatshme për tu shitur dhe 12.144 rrënjë bimë.
Mes të arrestuarve ka policë, kryepleq fshatrash si dhe drejtues e efektivë të policisë.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/16/auto_vlore-emrat-ok1608130724.jpg)