Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, shumica e shqiptarëve nuk do të shkonin në votime.
Sipas sondazhit të realizuar prej NDI, vetëm 29 për qind e tyre e kanë vendosur pjesëmarrjen një shifër kjo mjaft e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016 kur 4 muaj para votimeve 50 për qind konfirmonin pjesëmarrjen
Të rinjtë janë ata që ndihen më të papërfaqësuar dhe njëkohësisht të zhgënjyer
Plot 2/3 e pjesëmarrësve në sondazh e veçanërisht të rinjtë janë të pakënaqur me partitë politike duke shprehur se shohin vetëm interesin e tyre dhe nuk mbrojnë interesat e qytetareve.
Rreth 63% e shqiptarëve mendojnë se deputetët kanë prioritet partinë e vet dhe jo interesat e qytetarëve teksa shtojnë se listat e hapura të kandidatëve do të ishte mundësia më e mirë për demokracinë.