Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaron se sondazhet e nxjerrin opozitën fituese. Sipas saj, opozita fiton 100 mandate. Ajo ka avancuar më tej duke deklaruar se partia që ajo drejton do të fitojë më shumë deputetë se PS-ja.
Kjo ishte deklarata e saj sa i përket sondazhit të bërë nga ana e Report TV me institutit Piepoli. “Bëjmë edhe në sondazhe mua më nxjerrin të barabartë me PS-në, bashkë me PD-në mund të marrim dhe 100 mandate, pavarësisht se juve iu duket absurde”, theksoi Kryemadhi.
Ajo shtoi se 28% minumi merr LSI. "Ky institut në 2017 tha se LSI merr 1%. LSI mori 14% me PD dhe PS kundër. Tani në këtë situatë e nxjerr 2 përqind. Me marzhin e gabimit të Piepolit unë marr 44 deputetë", shtoi ajo.
Në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u pyet mbi deklaratën e kryeministrit Edi Rama për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ajo e cilësoi deklaratën e kryeministrit si një tentativë për diversion që po e bën prej dy vitësh. Por ajo tha se nuk duhet të ngelemi peng i leksikut të Edi Ramës.