Një 21-vjeçar, i identifikuar si Renato Nebiu nga fshati Karine i Peqinit ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit.
Dyshohet se i riu ka vdekur për shkak të mbidozës pasi mjeku që e priti thotë se mbante erën e fotoksinës kur mbërriti në spital pa shenja jete.
Ishte një kalimtar që e gjeti në rrugë dhe njoftoi menjëherë ambulancën e Rrogozhinës, të cilët e transportuan drejt spitalit të Durrësit.
Asgjë nuk është përcaktuar ende pasi të tjera burime thonë se 21-vjeçari ishte i infektuar me Covid dhe ka humbur jetën nga sëmundja.
Trupi ndodhet në morg dhe ekspertiza mjeko-ligjore pritet që të zbardhë të vërtetën.