Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar në emisionin Top Talk në Top Story ka komentuar deklaratën e këngëtarit Stresi, i cili i bënte thirrje presidentit: O Ilir Meta ku je?
“Ajo që mendon unë më shumë se thirrja e Stresit është më tepër për të treguar se presidenti duhet të kërkojë nga strukturat e policisë dhe drejtësisë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në mes të viktimës dhe agresorit”, deklaroi Kryemadhi.
Sakaq Kryemadhi për herë të parë, ajo deklaroi se e cilëson si të çuditshme se pse nuk i është bërë testi i drogës policit që qëlloi 25-vjeçarin, Klodjan Rasha.
““Nuk keni asnjë status timin në qëndrimet publike sa i përket vrasjes, jo vetëm se po pres hetimin, por kjo ngjarje kërkon hetim dhe zbardhje dhe një diçka shumë më të detajuar. Për mua është akoma më e rëndë është se askush nuk kërkon testin e drogës për policin e Shqiponjës. Akoma nuk është se pse nuk iu bë testi i drogës policit. Testi pas 72 orësh nuk më efekt. Ajo sjellja arbitrare në orën 1 të natës në halucinacione kushtet e vetëmbrojtjes sigurisht që krijon probleme dhe në sjelljen e tij”, deklaroi Kryemadhi”, deklaroi Kryemadhi.