Ndryshimet në qeveri/ Basha: Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij

Shqipëria

Ndryshimet në qeveri/ Basha: Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 18:30
Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook, reagon pas lajmit se kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Bledi Çuçin dhe Milva Ikonomin si ministrat e rinj të brendshëm dhe të bujqësisë.

Sipas liderit të opozitës, durimit i ka ardhur fundit dhe Shqipëria tashmë ka nevojë për një qeveri që kujdeset për shqiptarët e jo për veten e saj.

Basha shton se, Rama mendon të bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij.

Lulzim Basha: Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në New York. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të çojë për dekretim pranë Presidentit të Republikës Ilir Meta emrat e Bledi Çuçit dhe Milva Ikonomi si ministra të brendshëm dhe të bujqësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat