Presidenti Meta gjatë konferencës me presidenten në detyre të Kosovës, Vjosa Osmani komentoi edhe propozimet për ministra të rinj të Ramës.
Meta, duke mos u zgjatur shumë, tha se propozimet për dekretimin e ministrave të rinj do presë kërkesën zyrtare dhe se përgjigjja do jetë më e shpejta e mundshmja.
Meta: Nuk do të dëshiroja të përgjigjesha për tema të brendshme.
Jam njohur nga mediat për disa propozime, si president do duhet të njihem me propozimet zyrtare dhe përgjigjja do jetë më e shpejta e mundshmja sa i përket kohës.