Malaj: Rama për pushtet nuk e ka problem që të mbysë gjithë shqiptarët me gaz lotsjellës

Shqipëria

Malaj: Rama për pushtet nuk e ka problem që të mbysë gjithë shqiptarët me gaz lotsjellës

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 18:37
Nora Malaj

Në një intervsitë për Ora News, ish zv, ministrja e Arsimit Nora Malaj u shpreh se pas vrasjes së 25-vjeçarit, shpërtheu një protestë që nuk kishte një ngjyrim politik, por ka kishte karakteristikat e një revolte.

Malaj tha se deklaratat e ministres së Arsimit Evis Kushi, krijuan kakofoni dhe reagim shumë negativ lidhur me se si duhet të trajtohen të rinjtë.

Malaj: Pas vrasjes së 25-vjeçarit, shpërtheu një protestë që nuk kishte një ngjyrim politik, por ka kishte karakteristikat e një revolte. Njerëzit protestojnë për arrogancën dhe dhunën që shfaq kjo qeveri. Nuk është polici që ushtron këtë dhunë, por është gjithë politika që është spostuar me këtë frymë. Të rinjtë në këtë protestë kanë treguar këtë agresivitet.

Protesta e studentëve kishte një thelb të rëndësishëm, sepse qeveria duhet të ketë kujdes kur i drejtohet një shoqërie. Ministres së Arsimit e kam uruar për detyrën e re dhe i kam thënë që të distancohet nga qëndrimet politike dhe të mos e lërë arsimin që të bjerë në rënie të lirë. Zonja Kushi nuk u hoq nga konteksti, pasi me deklaratat e saj krijoi një kakofoni dhe një reagim shumë negativist se si duhet të trajtohen të rinjtë në situatën aktuale ku ndodhen. Arsimi nuk është vetëm arsim, por edhe edukim.

Malaj shtoi se Rama e do pushtetin edhe sikur të ngelet vetëm një shqiptar në vend, vetëm që të ketë konsolidimin e tij.

Malaj: Rama e do pushtetin edhe sikur të ngelet vetëm një shqiptar në vend, vetëm që të ketë konsolidimin e tij. Ai nuk e ka problem që të mbysë gjithë shqiptarët me gaz lotsjellës. Këto protestat e fundit e treguan këtë. Vrasja e të riut ishte e paralajmëruar, sigurisht që çdo qenie njerëzore kur kupton se duhet të gjithë së bashku, nuk mund të rrijë indiferent. Kanë parë edhe raportin e Avokatit të Popullit për problematikat e të rinjve. Duhet të jemi të gjithë kundër ndaj dhunës që është ushtruar ndaj të rinjve protestuesve. Ky është skaneri më i mirë që po i bëhet qeverisë Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat