KPA lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkon prokurorin Shkëlzen Cena, ish-kandidat për SPAK

Shqipëria

KPA lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkon prokurorin Shkëlzen Cena, ish-kandidat për SPAK

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 19:21
Shkëlzen Cena

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit Shkëlzen Cena ish-kandidat për SPAK, të caktuar nga KPK në 14 qershor të vitit të kaluar. Në njoftimin e KPA thuhet se vendimi është marrë nga trupi gjykues i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.43/2019, datë 18.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena, kundër vendimit nr. 160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.12.2020″, thuhet në njoftim.

Shkëlzen Cena, ish-prokuror në Dibër, kishte sipas KPK probleme të pasurisë dhe në disa hetimeve që kishte ndjekur. Ndaj tij po ashtu pati një raport negativ nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar sipas të cilit kishte dyshime se ai ishte përfshirë në korrupsion pasive dhe se kishte kontakte të papërshtatshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat