Vaksina anti Covid-19 akoma nuk ka nisur shpërndarjne në të gjithë botën. Në disa vende si Kanadaja apo dhe Britani kanë filluar injektimet e para dhe po shihet se si do reagojë trupi i njerit.
Se kur do të mbërrijnë vaksinat në vendin tonë kjo nuk dihet, por ekspertët e shëndetit janë shprehur se do fillojë në muajt e parë të 2021.
Ky debat tashmë është zhvendosur edhe në studiot televizive, ku eksperti i Shëndetit Publik, ish-ministri Gjergj Koja është përplasur me ish-ministrin Tritan Shehu.
Shehu: Nuk e besoj që vaksina do vijë në 2021 sepse Rama tallej me njerëzit që mbanin maska. Tha do vete për vaksinat dhe kthehet me trastën bosh.
Koja: Ti prisje të vente Rama në SHBA dhe të vinte me trastën plot me vaksina? (nënqesh)
Shehu: Mos bëj avokatin e Ramës dhe mos bëj zhurmuesin aty.
Koja: E para mos fyej se e shoh që të paskan lënë nervat dhe e dyta fol me edukatë se jemi kolegë bashkë. Mos më bëj mua përr përr përr.
Shehu: Mos bëj zhurmuesin.
Koja: Ju po bëni spot politik me vaksinimin. Do e kemi muajt e parë dhe lëreni politikën. Është përgjegjshëmi kjo që po bëjmë ne dhe jo politikë.
Shehu: O Vasili hiqeni atë zhurmuesin.
Koja: Kontrollo gjuhën ore se po flasim si kolegë bashkë lëri ato fyerje.
Shehu: Ik bëji fyerjet atje ku të nxorrën… (nuk kuptohet) mos kalo në fyerje flasim profesionalisht.
Shehu: Shqipëria nuk ka një kontratë dhe nuk ka një datë të saktë.
Rakacolli: Nuk ka ende një vaksinë të certifikuar ndaj s’ka një datë fikse.
Shehu: Covax është një kompani që furnizon vendet e pazhvilluara. Rakacolli: Je i pasaktë.
Alimehmeti: Ne nuk mund të krahasohemi me SHBA apo Britaninë.
Shehu: Por të paktën të jemi në hapat e Greqisë, Kroacisë, Slovenisë…
Koja: Kur e ka datën Sllovenia? Hë mor doktor na e thuaj apo jeni mësuar të flisni kot pa mbajtur përgjegjësi?