‘Prandaj e ke katandisur kështu…’/ Silva Bino s’përmbahet ndaj Shehut: Pusho, mbylle tani. S’të ka lezet se kemi…

Shqipëria

‘Prandaj e ke katandisur kështu…’/ Silva Bino s’përmbahet ndaj Shehut: Pusho, mbylle tani. S’të ka lezet se kemi…

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 07:29
Tritan Shehu dhe Silva Bino

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Silva Bino është përplasur ashpër me ish-deputetin e Partisë Demokratike, Tritan Shehun.

Të dy në një lidhje me Skype për emisionin “Open”, kanë diskutuar lidhur me vaksinën anti-COVID, por ndërhyrja e Shehut, e ka nxehur Binon. Kjo e fundit i ka kërkuar që të mos i ndërhyjë në fjalën e saj, ndërsa demokrati e ka akuzuar për mungesë profesionalizmi.

PJESË NGA DEBATI:

Silva Bino: Duro, duro flet kot më kot. Jam aq e qetë s’ka

Tritan Shehu: Qetësohu!

Silva Bino: Më vjen keq që flet kështu një profesor

Tritan Shehu: Prandaj e ke katandisur kështu…

Silva Bino: E kam bërë me program. Mos më ofendo. Mbylle tani. Kaq!.Ofendon pa pikën e respektit. Nuk të ka lezet. Nuk të ka pikën e lezetit që ofenton. Kemi punuar aq e kaq vite. Prandaj mos ofendo. Dëgjo me vëmendje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat