Kati i dytë i një banese është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në zonën e Saukut.
Për fat të mirë, policia thotë se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Më datë 17.12.2020, rreth orës 06:30, në Sauk ka rënë zjarr në katin e dytë të banesës së shtetasit I.Ll, ku ka vetëm dëme materiale. U bë evakuimi i menjehershëm i banorëve nga sherbimet e Policisë”, – njofton policia.
Ndërkohë, vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.