Djegia e mandateve nga opozita, Balla: Komisioni i Venecias e konsideron akt kundër trashëgimisë elektorale europiane

Shqipëria

Djegia e mandateve nga opozita, Balla: Komisioni i Venecias e konsideron akt kundër trashëgimisë elektorale europiane

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 14:25
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se Komisioni i Venecias e ka konsideruar si akt kundër trashëgimisë elektorale europiane veprimin e djegies së mandateve të opozitës jashtëparlamentare.

Sipas tij, Venecia shprehet se opozita nuk mund të kritikojë sepse e ka lënë rrugës procesin proporcional.

Ai ka thënë se vota për 7 ligjet është pro.

“Nuk e kam gjetur akoma përgjigjen se çfarë inati ka pasur Sali Berisha për 14 vite për të denigruar figurën e një qytetari. Një maxhorancë e përgjegjshme sot zgjedhim edhe një sorollatje të kësaj shtrese prej 9 mijë personash që kanë zhvilluar detyrën e ushtarakut, kërkoj që të gjithë ta mbështesin këtë nismë. Komisionin i Venecias lidhur me kuadrin ligjor e kushtetetues për ndryshime në kodin zgjedhor, hapjen e listave. Përgëzoj punën e kuvendit e cila sipas komisionit ndryshimet e mësipërme kanë qenë në përputhje me standarde zgjedhore. Gjithë ajo tymnajë që u iniciua nga presidenti dhe u mbështet nga parti të tjera besoj që me këtë opinion të Venecias ka marrë një përgjigje të qartë që kuvendi ka vepruar në bazë të kushtetutës. Sa  i përket djegies së mandateve Komisioni i Venecias e ka konsideruar si akt kundër trashëgimisë elektorale europiane dhe shprehet se opozita nuk mund të shprehet në rolin e kritikuesit se e ka lënë rrugës procesin proporcional. Kjo përgjigje është shteruese dhe besoj që të gjithë ata që kanë llapur sa kanë pasur mundësi të marrin përgjigjen. I bëj thirrje PD-së dhe partisë presidenciale LSI-së që të deklarojë njohjen e rezultateve të 25 prillit. Zgjedhjet janë tepër të rëndësishme që do të konfirmojnë rrugën europiane me këtë maxhorancë në qeverisje. Venecia ka vlerësuar edhe çështjen e debatuar për koalicione,. Nuk ka thënë njëri që Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi të mos bëhen bashkë. Është e njohur që të dalësh në një koalicion duhet një drejtues dhe një program i përbashkët. Zgjidheni kush është kryetari juaj, Luli, Saliu, Iliri apo Monika, nxirrni programin dhe futini në koalicion. Vota jonë për 7 ligjet është pro, që PD-së dhe LSI-së t’i heqim çdo alibi të mundshme për pjesëmarrjen në zgjedhje.  Zgjedhjet e 25 prillit janë shumë të rëndësishme që do të konfirmojmë rrugën evropiane të Shqipërisë, me këtë mazhorancë që ka sot”, tha Balla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat