Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Ekspertëve ku nuk munguan as ekspertët turq, shefja e departamentit të sëmundjeve infektive pranë ISHP-së Silva Bino, deklaroi se kemi një tendencë në rënie të rasteve të reja si dhe të pozitivitetit.
Sipas saj, testimet janë 4 fishuar si dhe po merret në konsideratë dhe gjurmimi nëpërmjet aplikacioneve në telefon.
“Eksperienca dhe diskutimi me kolegët turk ishte shumë i mirë. Ne diskutuam me ata masat e para që ndërmorrëm, si bllokimi i përgjithshëm dhe testimi i rasteve të kontaktit. Kjo ishte një eksperiencë e ndarë me kolegët turk të cilët kishin bërë po të njëjtën gjë. Gjithashtu ne diskutuam dhe masat e pjesshme, të cilat bëjnë të mundur izolimin e virusit dhe vazhdimin e jetës për pjesën tjetër të popullatës. Ky diskutim ishte shumë i vlefshëm për të bërë të mundur shkëmbimin e eksperiencave.
Ne diskutuam edhe masat që janë marrë, si psh. mënyrat si do të funksioniojnë restorantet dhe shkollat, ku dhe ne këtu kemi shumë masa të ngjashme me kolegët turk.