Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka përshëndetur votimin e Altin Binaj si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Soreca ka thënë se formimi i gjykatës është një hap shumë i rëndësishëm për bisedimet mes BE-së dhe Shqipërisë.
“Ditën e sotme Parlamenti shqiptar ka votuar Altin Binaj si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke u bazuar në raportin e Komisionit të Venecias qershorin e kaluar. Kjo gjë sjell funksionalitetin e plotë të Gjykatës.Është thelbësore që KED të përfundojë pa vonesë listat e anëtarëve të tjerë që të dekretohen nga Presidenti. Funksionimi i plotë i gjykatës është hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për fillimin e KPGJ-së së parë për bisedimet e midis BE dhe Shqipërisë“, ka thënë Soreca.
Altin Binaj do të jetë anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, i cili u votëbesua me 96 vota nga socialistët dhe deputetët e opozitës në Parlament.