PD reagon për bojkotin e Ramës ndaj Osmanit: Tradhtoi vlerat e kombit

Shqipëria

PD reagon për bojkotin e Ramës ndaj Osmanit: Tradhtoi vlerat e kombit

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 20:25
Vjosa Osmani në Parlamentin e Shqipërisë

Partia Demokratike e ka quajtur të turpshëm bojkotin që kryeministri Edi Rama i bëri Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani teksa fliste në parlamentin e Shqipërisë.

Paloka shkruan se kjo nuk ka ndodhur kurrë, ndërsa akuzon Ramën se tradhtoi vlerat e kombit.

“Është e turpshme qe Rama bojkotoi sot fjalimin e Presidentes se Kosovës në Parlament. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri dhe është një akt i shëmtuar politik dhe jo vetëm i shtyrë nga ata qe Rama i konsideron partnere te tij ne Ballkan.

Edi Rama tradhtoi sot vlerat e kombit dhe për fat te keq nuk eshte hera e pare qe e bën kete. Motivet politike dhe personale qe e shtyne ta beje kete akt janë të pafalshme.”, shkruan Paloka.

Kujtojmë se sot pasdite, Rama priti në takim në kryeministri presidenten Vjosa Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat