E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetarja Kostana Morava u shpreh se dhuna e policisë ndaj qytetarëve nuk u nis me ministrin Lleshajn, madje as me këtë qeveri.
Ajo shtoi se kjo frymë nuk zhbëhet me ndryshimin e një emri politik, por me një reformë të thellë në polici.
Morava: Dhuna e policisë ndaj qytetarëve nuk u nis me ministrin Lleshajn, madje as me këtë qeveri. Unë e shoh si një çështje mentaliteti. Nuk e ndryshon këtë frymë një emër politik. Kemi një polici që gënjeu në fillim për ngjarjen dhe manipuloi për faktet.
Unë nuk preferoj ta besoj se do të ndryshojnë gjërat në polici me ndryshimin enjë emri, por duhet një reformë e fortë brenda policisë. Unë kam parë që aktivistët për mbrojtjen e Teatrit janë tërhequr zvarrë edhe pse nuk po bënin asgjë.
Kemi fakte dhe prova që kjo polici do një reformë të thellë, nuk mund të kalohet me një emër politik e të themi “hajt ta kalojmë edhe këtë”.