Sot në Kuvend u votuan edhe emërimet e dy ministrave të rinj, Bledi Çuçi në krye të Ministrisë së Brendshme dhe Milva Ekonomi në krye të Ministrisë së Bujqësisë.
Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi u votuan me 97 voto pro dhe 4 kundër.
Ajo që vihet re është se në emrat e deputetëve në parlament që votuan kundër është edhe Mimi Kodheli.
Po ashtu kundër ka votuar edhe Adriatik Alimadhi, Korab Lita dhe Zef Shtjefni.

