Salianji tregon të vërtetën e vendimit të komisionit të PD

Shqipëria

Salianji tregon të vërtetën e vendimit të komisionit të PD

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 23:53
Ervin Salianji

Ish-deputeti, Ervin Salianji, në ‘Çim Peka Live’, i është përgjigjur edhe pyetjes mbi pezullimin e kandidaturës së tij për deputet nga Komisioni përzgjedhës brenda PD-së dhe a ka lidhje kjo me dënimin e dhënë nga Gjykata për çështjen ‘Babale’

Limaj i përgjigjet Rudit: Ai ka të drejtë, këtë e ka thënë X-i, por kjo me ndihmoi...

Salianji: Unë besoj që duhet pyetur komisioni

Jo nuk kam kërkuar asnjë shpjegim dhe nuk kam bërë kurrë politikë për të bindur persona që mund të kenë ambicie, inate, apo mfllefe, ndaj personave të caktuar.

Unë qëndrimet publike ndaj personave në Komision nuk u heq asnjë presje ndaj asaj që kam thënë.

Unë nuk vi dhe iki nga PD sa herë shikoj pushtet.

Kontributi im vlerësohet maksimalisht në komision.

Komisioni ka bërë një punë voluminoze dhe një punë të madhe

Unë po ju them vetëm një gjë, që Komisioni e ka mbyllur punën e vetë me udhëzim në momentin që e ka çuar në anëtarësi.

Nuk ka asnjë komision dhe asnjë autoritet që del mbi anëtarësinë.

Në qarkun e Korçës jam më i votuari.

Unë iki nga politika nëse njerëzit nuk më duan. Nuk iki me kulisa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat