Deputetja socialiste, Mimi Kodheli, Adriatik Alimadhi dhe Zef Shtjefni ishin tre deputetët që votuan kundër dekreteve të presidentit Ilir Meta në seancën e sotme plenare.
Bëhet fjalë për dekretet për shkarkimin nga detyra të Sandër Lleshaj si Ministër i Brendshëm, emërimin e Bledi Çuçit në vend të tij dhe emërimin e Milva Ekonomit Ministre të Bujqësisë.
Ndërsa nuk bën çudi për dy deputetët e opozitës, tërheq vëmendjen zonja Kodheli, e cila ishte ndër të parat që uroi kolegen e saj Ekonomi për detyrën e re.
Megjithatë votimi i saj ndoshta lidhet me shprehinë e krijuar nga mazhoranca, e cila voton kundër çdo dekreti të Presidentit Meta.