U kërcënua me jetë, flet Limoz Dizdari: Dikush me kapuç më solli një letër

Shqipëria

U kërcënua me jetë, flet Limoz Dizdari: Dikush me kapuç më solli një letër

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 11:59
Limoz Dizdari

Ish-deputeti i PS, kompozitori dhe administratori i Qendrës së Artit, “Dea”, në Ksamil, Limoz Dizdari ka denoncuar një ditë më parë se është kërcënuar me jetë.

Në fakt, ai ka shpjeguar se kërcënimin e parë e ka marrë në vitin 2018, ndërsa të fundit në datën 16 nëntor 2020.

Në një prononcim për mediat ditën e sotme, Dizdari, ka thënë se kërcënimet kanë për qëllim frikësimin e tij, për të hequr dore nga Qendra e Artit, të cilën ai vetë e ka shndërruar nga një gërmadhë, në një qendër arti, e cila i shërben fëmijëve të qytezës.

“Më kërcënojnë dhe më thonë bëj kujdes se duan të të helmojnë. Ta marr seriozisht, ta marr si të vërtetë! Pse s’del hapur ai të më thotë… Ka diçka që nuk shkon. Në të njëjtën kohë unë bëra denoncim, sepse duhet të ndjek linjën e pushtetit. Duhet të mbajë qëndrim prokuroria sipas ligjit, pas tre javësh marr në telefon komisariarin dhe më thonë, e dimë por s’kemi bërë gjë se gjë se në prokurori ka Covid”.

Dizdari pohon se ka një muaj që ka denoncuar dhe kjo punë sipas tij po zvarritet. Ai thotë se qendrën e artit kanë dashur ta bëjnë stallë dhe se ai e ka kthyer në bibliotekë.

Ndërkohë, lidhur me personin që i ka sjellë letrën, ku shkruan se ka njerëz që duan ta kërcënojnë,  Dizdari tha se nuk e ka parë, sepse ishte maskuar.

“Kërcënimi ishte shumë i sofistikuar, hodhën një zarf me një letër brenda dhe kërkonin ndjesë se nuk mund të identifikoheshin, – tregon kompozitori i njohur shqiptar. – Shkova në polici, mora dhomën operative dhe erdhën menjëherë. S’e di, ishte errësirë dhe ai kishte hedhur dhe kapuç në kokë. E kishte hedhur letrën. Pse duhet të ndodhë. Unë mund të kem shumë hamendësime, por s’kam të drejtë të vë gishtin. Por nuk është e vështirë të merret vesh, se nëse ke vazhduar në një ambient shumë të gjatë të shkeljes së ligjit, ti vazhdon të jesh jo ligjor”.

Më tej Dizdari, thotë se Komisariati i Policisë Sarandë nuk e ka marrë parasysh denoncimin e tij.

“I kam vënë në të gjithë në dijeni, kryetarin e Kuvendin, presidentin, kryeministrin, ambasadën amerikane, gjermane dhe angleze. Cili është gabimi që unë kam bërë, pse erdha, atje vërtet ishte stallë kuajsh dhe gara ishte me zogjtë, pasi kur isha unë dhe luaja në piano, pushonin zogjtë. Unë i kam kërkuar shefit të komisariatit, në lidhje me këtë ndjekje ligjore, pasi është policia ajo që i dërgon materialin prokurorisë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat