Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj është takuar me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi.Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Cakaj ka shkruar se ky ka qenë një takim i vyer.
“Këtë ditë e filluam me një takim shumë të vyer me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi. Biseduam për mundësinë që vendet e Ballkanit Perëndimor të sigurojnë vaksinën kundër #COVID19 në të njëjtën kohë si vendet e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Cakaj.
Tutje Cakaj ka treguar se ka kërkuar nga ai që që vaksina kundër Covid-19 të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri.
“Përderisa puna për të siguruar vaksinën sa më shpejt po vazhdon, sot i kërkuam Komisionerit që politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri. Në këto rrethana jashtëzakonisht të vështira, ky do të ishte shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”, ka shkruar Gent Cakaj.