Ministri i ri i Brendshëm, Blendi Çuçi dhe Ministrja e Bujqësisë, janë botuar sot në Presidencë, duke marrë zyrtarisht detyrën.
Ata u shoqëruar nga Engjell Agaçi, sekretari përgjithshëm i Kryeministrisë, pasi emrat e tyre u votuan fillimisht dje në Kuvend.
Këto ndryshime në qeveri vijën pas dorëheqjes së ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Ky i fundit dha dorëheqjen pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.
Kryeministri Edi Rama propozoi më pas emrin e Blendi Çuçit për Ministër të Brendshëm, duke e lëvizur nga drejtimi i Minsitrisë së Bujqësisë, pozicion për të cilin propozoi emrin e Milva Ekonomit.