Deputeti opozitar, Lefter Maliqi ka shkruar se tashmë kanë mbetur edhe 8 seanca parlamentare deri në zgjedhjet e 25 prillit.
Maliqi e ka cilësuar këtë proces si shpërndarje të Parlamentit, teksa ka shtuar se zgjedhjet do të jenë një moment deciziv për të ardhmen e shqiptarëve.
“Edhe 8 seanca të mbetura nga shpërndarja e Parlamentit, për përballjen e madhe politike të 25 prillit.
Këtë herë, nuk është thjeshtë një proces zgjedhor, por moment deciziv për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Kthehem apo jo në mandatin e tretë, në Tempullin e Demokracisë, rëndësi kanë gjurmët…
Ndoshta… ikja me gëzim është kthim me triumf!”, shkruan Maliqi.