Pa maska në rrugë, gjobiten 426 qytetarë në 24 orët e fundit

Shqipëria

Pa maska në rrugë, gjobiten 426 qytetarë në 24 orët e fundit

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 14:04
Ilustrim

Kanë vazhduar gjobat për personat që nuk kanë respektuar masat anti Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin policia ka evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 Lekë secili, 426 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 Lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e policisë kanë evidentuar një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për këtë subjekt u vendos masa administrative 1.000.000 lekë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat