Banorët e lagjes Balashe në Elbasan nuk e kujtojnë kur është bërë investimi i fundit në rrugën e tyre.
Banori: Ka 20-30 vjet kështu. Nuk është vënë dorë fare.
Të tjerë akuzojnë kreun e Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja se nuk ua shtron rrugën pasi zona njihet si mbështetëse e PD.
Banori: Është domosdoshmëri për ne, për fëmijët, për komunitetin. Ka 30 vjet kjo rrugë që është rrugë dytësore, anësore. Mua më duket si ideja që kryetaret e Bashkisë nuk e bëjnë se gjoja se jemi të djathtë ne.
Gropat e mëdha që mbushen me ujë sa herë bie shi, janë kthyer në një shqetësim real për këmbësorët dhe shoferët.
Banori: Mesjetë akoma Elbasani. Normal që kemi problem me defekte.
Më të vështirë e kanë fëmijët.
Banori: Na vijnë fëmijët me këmbët ujë, erdhën tani gjithë baltë.
Vajza: Kur bie shi rruga ngaqë nuk është e mirë, bëhet me gropa, lagemi nga këmbët ndonjëherë. Ecim në cepa.
Shumë rrugë në lagjet e qytetit të Elbasanit, vuajnë nga mungesa e infrastrukturës ndërsa ata janë ankuar herë pas here për neglizhencë ne Bashkisë.