“U bë ministër pa dëshirë”, Rama korrigjon Lleshajn dhe zbulon prapaskenat e emërimit të Çuçit

Shqipëria

“U bë ministër pa dëshirë”, Rama korrigjon Lleshajn dhe zbulon prapaskenat e emërimit të Çuçit

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 19:21
Edi Rama

Gjatë konferencës për shtypë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar prapaskenat e emërimit të ministrit të ri të brendshëm, Blendi Çuçi.

Teksa Lleshaj i uroi suksese ministrit të ri, u shpreh se Bledi Çuçi u bë ministër pa dëshirën e tij dhe se ka bindjen që punët do shkojnë mirë.

“Jam pyetur se çfarë këshille do i jepje pasardhësit, në një televizion, por në atë moment nuk e dija kush do ishte ministri. Dhe kam thënç: Nëse pasardhësi do të ishte një person që vjen në atë post pa dëshirë e tij nuk kisha asnjë këshillë për të dhënë. Nëse ai që vjen, nuk vjen me ndonjë etje të madhe për u bërë ministër jam i bindur se punët do shkojnë mirë. Jam i sigurt se me Bled Cuçin punët do shkojë mirë se ska pasur ndonjë dëshirë të madhe të bëhej ministër”, tha Lleshaj.

Mmenjëherë ka ndërhyrë Rama i cili ka korrigjuar Lleshajn duke bërë një saktësim se Çuçi është bërë ministër i brendshëm pa patur dijeni, dhe jo pa patur dëshirë, madje as pati mundësinë ta thotë nëse kishte apo jo dëshirë, apo sa dëshirë kishte të bëhet ministër i brendshëm.

‘’Një saktësim do bëj unë, ka ardhur pa dijeninë e tij, jo pa dëshirën e tij se duket sikur. S’ka pasur mundësinë të thotë as sa dëshirë e ka.’’- tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat