I ftuar në “Ekopolitikë”, eksperti i ekonomisë Klodian Muço vendosi në siklet ministren e ekonomisë dhe financave Anila Denaj me pyetjen e tij sa i përket projektit të Tunelit të Llogarasë.
Sipas Muços, Thesari ka firmosur 20% të shumës së financimit të këtij projekti, ndërkohë që këto para mungojnë.
Përgjigja e ministres? “Unë përfaqësoj qeverinë por nuk kam ardhur e përgatitur për këtë pyetje…“
Pjesë nga diskutimi në studio:
Klodian Muço: Do të shtoja diçka të vogël sa I përket Tunelit të Llogarasë. Ju thoni me të drejtë se nuk më përket mua por një dikasteri tjetër.
Anila Denaj: Unë përfaqësoj qeverinë por nuk kam ardhur e përgatitur për këtë pyetje…
Klodian Muço: Ligji flet qartë: nëse ti do të tenderosh një projekt të caktuar nevojiten që 20% e financimit të këtij projekti të jenë në arkë. Këtë dokument teorikisht e ka firmosur Thesari, Thesari që është nën vartësinë tuaj. Këto para mungojnë sot, si ka mundësi që është firmosur?
Anila Denaj: Nëse pyetjet janë të lidhura me një tender të caktuar unë duhet të dija në avanc, të merrja informacionin juridik. Kjo është praktika më e mire e gazetarisë, e analistëve. Do ja japim përgjigjen Fatosit (drejtuesi i emisionit) me shkrim.