Luan Daci, ish-anëtari i KPA kërkon pafajësinë dhe ka apeluar sot në Apelin e Posaçëm vendimin për dënimin e tij me 6 muaj burg.
Ka qenë vetë gjyqtari Luan Daci ka hedhur poshtë akuzat dhe ka thënë se nuk ka falsifikuar asnjë dokument në jetën e tij. Ai akuzohet për “Falsifikim dokumentesh”, nga prokurorët që janë ‘djegur në vetting, pasi rezulton se ka fshehur përjashtimin nga sistemi i drejtësisë vite më parë. Akuzë e cila ëhstë provuar nga SPAK.
Daci u mor i pandehur nga SPAK, dhe fill pas kësaj KPA e pezulloi atë nga detyra në muajin korrik 2020.
Vendimi për dënimin e Luan Dacit me 6 muaj burg është konvertuar në 12 muaj shërbim prove.
Nëse dhe Gjykata e Apelit të posaçëm lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, për dënimin e Dacit, ai duhet të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, ose të pranojë të vuajë dënimin.