Partia Demokratike do të ankimojë vendimin e Prokurorisë për dosjen 184 të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër.
Për këtë arsye, Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë dosjen e plotë 184 dhe vendimin e saj për këtë çështje. Pas kësaj, i hapet rruga ankimimit të çështjes në gjykatë.
Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, e bëri kërkesën me cilësinë e kallëzuesit 4 vjet më parë të krimit të blerjes së zgjedhjeve në Dibër.
“Hetimi, i nisur mbi bazën e kallëzimit të PD zgjati me shumë se 4 vjet, me synimin taktik të paligjshëm për te tejkalusr afatet proceduriale për të shmangur ndëshkueshmërinë e personave, që kanë kryer krime elektorale”– thuhet në kërkesën e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD.