Aziz Xhaferi, është 73-vjeçari para gjykatës së Vlorës e cila vendosi masën e sigurisë arrest me burg, nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Ai akuzohet së bashku me 47 persona të tjerë për kultivim e trafikim të lëndëve narkotike.
Ora News ka udhëtuar drejtë fshatit Kallarat të Vlorë për të parë kushtet ekonomike dhe sociale që jetonte Xhaferi përpara arrestimit nga policia.
I vëllai i të arrestuarit, Çize Xhaferi pretendon se vëllai i tij vuan nga problemet e shëndetit mendor.
Çize Xhaferi: Unë di të them që vëllai im është një njeri i sëmurë praktikisht. Është i sëmurë psiqik. Nuk ka qenë në spital por reagon mirë, punon mirë pastaj për një moment, ikën nga ajo. Nuk bën si i thua ti, bën si i thotë mendja.
Ai shprehet se 73 vjeçari për shkak të problemeve mendore, dhe për shkak të varfërisë, nuk ishte martuar asnjëherë dhe jetonte vetëm në kushte të vështira ekonomike.
Çize Xhaferi: Unë mendoj se mund të jetë përdorur si vegël nga ndonjë tjetër.Nuk e përballon dot, është njëri pa fëmijë pa shtëpi, pa grua. E shikoni vetë ku jeton e si jeton.
Banorët e fshatit e njohin Azizin si një person të qetë, ndërsa sipas tyre ai herë pas here punonte tokat me mushkë, dhe shpërndante dru.
Banori: Ai nuk njihet për ato punë fare, është një njeri që jeton vetëm me grua pa fëmijë. Aq mendje ka. Punon me ndonjë mushkë, transporton dru për fshatin.