Raporti i Indeksit të Zhvillimit Njerëzor/ Basha: Gjatë qeverisjes së Ramës, Shqipëria është në amulli

Shqipëria

Raporti i Indeksit të Zhvillimit Njerëzor/ Basha: Gjatë qeverisjes së Ramës, Shqipëria është në amulli

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 16:04
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar rezultatet e raportit të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor.

Sipas kryedemokratit në rastin e Shqipërisë ky raport duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes, pasi sipas tij me qeverisjen e Ramës ka bërë hapa mbrapa dhe është në amulli totale. Basha shprehet se tashmë është koha për ndryshim.

“Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index ) në rastin e Shqipërisë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes.

Grafiku shumëvjeçar i këtij raporti të përvitshëm të nxjerrë prej Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) demonstron qartë se gjatë viteve të qeverisjes së dështuar të Ramës, Shqipëria është në amulli apo “në vend-numëro”. Mjaft më. Ështē koha për ndryshim” shkruan Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat