Koronavirusi u merr jetën 3 qytetarëve në Elbasan

Shqipëria

Koronavirusi u merr jetën 3 qytetarëve në Elbasan

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit koronavirusi ka marrë tre jetë në qytetin e Elbasanit. Gazetari i “ABC”-së Aldo Kozarja, raporton se viktimat janë Petrit Kamami 87-vjeç, Xhevat Kalanxhi 90-vjeç dhe Naim Estrefi 62-vjeç.

Tre të moshuarit nuk arritën që të fitojnë luftën me koronavirusin duke ndërruar jetë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 538 raste të reja me Covid-19, nga 2276 testime të kryera, ndërsa 8 persona humbën jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat