Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 nuk e lidh dorëheqjen e Lleshajt me vrasjen e Klodian Rashës.
Prençi thotë se Lleshaj prej muajsh shëtiste në Shqipëri me dorëheqjen në xhep dhe pritej nga sot nesër. Sipas tij kjo vrasje i shërbeu Lleshaj që të ikë, por nuk ishte ai që duhet të mbante përgjegjësi për ngjarjen.
Sipas Prençit, ai që duhet të mbajë përgjegjësi të paktën morale është drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
“Unë dorëheqjen e Lleshajt s’e shoh të lidhur me ngjarjen. Ai shëtiste në Shqipëri prej muajsh me dorëheqjen në xhep, pritej o sot o nesër. Erdhi momenti dha dorëheqjen, por s’e lidh me ngjarjen.
Është drejtues politik i MB, dhe realizon ato pikat, është menaxheri kryesor i saj. Nëse ka përgjegjësi qoftë dhe morale është drejtori i përgjithshëm i Policisë. Lleshaj gjeti rastin për të mbyllur historinë me MB”– tha Prençi.