Kreu i PD, Lulzim Basha dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim po zhvillojnë një takim jozyrtar mbrëmjen e sotme.
Burimet në media bëjnë me dije se lideri i opozitës dhe ambasadorja Kim po darkojnë.
Gjithashtu mësohet se darka lidhet me problematikat në vend, situata e rëndë ekonomike etj.
Zbulohet se në axhendën e kësaj darke është edhe dosja 184, ku disa ditë më parë Prokuroria e Dibrës mbylli hetimet.