Zbatimi i projektit të zgjerimit të rrugës në zonën e Shkozës në Tiranë, po realizohet pa i dhënë zgjidhje lëvizjes së banorëve. Pas shembjes së banesave, është bllokuar dhe aksi dytësor, duke i detyruar familjet të udhëtojnë për më shumë se 4 kilometër për të dalë në rrugën kryesore.
Banori: Fëmijët tanë shkojnë në shkollë me biçikleta. Bëjnë 1 km e gjysmë për tu ngjitur lart dhe 1 km e gjysmë për të zbritur poshtë, për të vajtur në shkollë, që shkolla është 300 m.
Banori:Më tepër kilometra këtu sesa për të ikur në qendër
Situatën ia kanë paraqitur institucioneve përkatëse, por si përgjigje kanë marrë kompetencat duke ia hedhur përgjegjësinë autoriteteve të tjera
Banori: Kemi bërë takime dhe me administratorin e zonës, për të cilën nuk ka kthyer asnjë lloj përgjigje. ‘Nuk kemi fuqi ne, e ka ARSH’
Afro 6000 familje të kësaj zone shprehen se janë tepër të irrituar nga ky veprim që cenon jetën e përditshme
Banori: Ky është një dëm i madh që na bëhet ne të gjithë komunitetit këtu.
Banori: Nuk e kuptoj projektin këtu, nuk ka qenë i afishuar, sipas kushteve teknike duhet të afishohet
Shqetësim për ta mbetet dhe vetë projekti, ndaj kërkojnë një ekspert për të vlerësuar nëse janë marrë masa për parandalimin e aksidenteve të mundshme
Banori: Atje do jetë burim aksidenti, nesër pasnesër.
Ata nuk hezitojnë që të bëjnë apel për rishikimin e projektit, pasi në të kundërt do të mblidhen sërish në protestë.
Banori: I bëj thirrje drejtuesit të ARSH, ta rishikojë projektin.
Banori: Do bllokojmë rrugën. Nuk lëmë punimet që të bëhen këtu, derisa të na japin zgjidhje përfundimtare.