Pasi u infektua nga Covid-19 ish-Ministrja e Bujqësisë gjatë regjimit komunist, Themie Thomai nuk ka mundur të mposhtë virusin.
Ajo ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në moshën 75-vjeçare.
Thomai ka qenë Ministrja e Bujqësisë e cila qëndroi në këtë post për 13 vite, nga viti 1975 deri në vitin 1989.
Ajo gjithashtu ka qenë anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së..